🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete

MPB Maqedoni njofton se gjatë tre ditëve të fundit (24, 25 dhe 26.08.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve për punë të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 1.621 urdhërpagesa të dhëna, 456 kundërvajtje kanë të bëjnë me drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.

Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë privuar nga liria 43 persona, nga të cilët dy për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 20 për drejtim pa patentë shoferi dhe dy për shkak të ndalimit të mëparshëm të shqiptuar për drejtimin e automjetit.

“Gjatë po kësaj periudhe janë konfiskuar 19 automjete në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal. Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar 385 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 28 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”.

“Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, janë sanksionuar 159 drejtues të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, janë sanksionuar 105 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 17 automjete janë mënjanuar nga trafiku për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa shtatë për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe katër drejtues për shkak të mosplotësimit të kushteve të përshkruara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)”.

“Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.