Barcola te Liverpool, PSG pranon ta shesë për 120 milionë euro sulmuesin anësor
Bradley Barcola pritet të zyrtarizohet si lojtari i ri i Liverpool, pasi akordi mes palëve është arritur. Sulmuesi anësor francez, i vitlindjes 2002, do të transferohet në anën e kuqe të lumit Merseyside për 100 milionë euro, plus 20 milionë euro bonuse.
PSG, tashmë ish-klubi i lojtarit, në fund i ka ulur pretendimet financiare në raport me kërkesën e mëparshme prej 163 milionë eurove dhe ka vendosur ta shesë sulmuesin. Një vendim që vjen duke parë edhe mbipopullimin e lojtarëve të këtij roli në dispozicion të trajnerit Luis Henrique.
Kalimi i Barcola te Liverpool zhbllokon ndërkohë edhe largimin e holandezit Cody Gakpo nga “Reds”. Për sulmuesin në fjalë interesohen Tottenham dhe Manchester City.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.