🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë vëmendja kryesore është në Qarkun e Dibrës, ku mbeten aktive dy vatra, ndërsa situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter.

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, nga ora 09:00 e datës 26 gusht deri në orën 09:00 të datës 27 gusht 2026, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën mbikëqyrje.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter.

Aktualisht, vëmendja kryesore është në Qarkun Dibër, ku mbeten aktive dy vatra.

Në Qafë të Helmës, Bulqizë, vijon puna në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, me 23 forca operacionale të angazhuara; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal, Bulqizë, vatra ndodhet në terren shkëmbor me shkurre dhe dëllinja. Në terren janë 32 forca: 5 zjarrfikës, 2 punonjës të emergjencave civile dhe 25 punonjës bashkiakë.

Në Qarkun Elbasan mbeten aktive dy vatra. Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat. Në Malin e Qukësit, Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Malin e Polisit mbahet nën mbikëqyrje për të parandaluar riaktivizimin.

Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së. Zona do të vijojë të mbahet nën mbikëqyrje, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi.

Edhe vatra në Qafë-Mugë, Fushë-Arrëz, është izoluar dhe vijon monitorimi.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.