☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 91.50 ▲4.87%
ARI 5,195 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,090 ▲ +0.83% ETH $2,060 ▲ +1.91% XRP $1.3838 ▲ +0.44% SOL $86.4700 ▲ +1.61%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 91.50 ▲4.87 % ARI 5,195 ▲0.31 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 91.50 ▲4.87 % ARI 5,195 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Mbikalimet në Rrugën e Kombit. ARRSH: Po realizojmë ndryshimet e projektit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur nga banorët e komunës Tërthore në Kukës, të cilët ankohen për mungesën e mbikalimeve, nënkalimeve dhe rrugëve lidhëse me Rrugën e Kombit.

Për të adresuar shqetësimet e kësaj komune, Autoriteti ka bërë një ndryshim të madh në projektin e ndërtimit të kalimeve dhe nënkalimeve në pjesën e rrugës Kukës-Morinë, që parashikon ndërhyrje në lidhjen e këtij komuniteti me rrugën, duke rehabilituar rrugën lidhëse të fshatit dhe hyrje-daljen e këtij komuniteti në autostradë sipas standarteve.

Ky projekt është në fazë zbatimi nga kompania që bën ndërtimin e urave. Projekti është diskutuar edhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës dhe prefektin e Kukësit.

Ndërkohë, mbyllja e trafikndarëseve ka qenë tepër e nevojshme sepse rrit sigurinë rrugore dhe redukton aksidentet, të cilat kanë qenë të larta nga mbajtja hapur e këtyre ndarjeve të barrierave mbrojtëse.

Ky komunitet mund të komunikojë dhe aktualisht ndërmjet pjesës së poshtme të urës që po ndërtohet.

Ndërkohë, në lidhje me vendosjen e taksimit në rrugë, banorët e komunës Tërthore, sipas Autoritetit, nuk duhet të shqetësohen sepse taksa do të vendoset para tunelit të Thirrës dhe nuk do të taksohen banorët për të lëvizur mes komunave apo edhe me qytetin e Kukësit, por edhe me Morinën e Kosovën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.