Politika

Lufta kundër terrorizmit-Miratohet marrëveshja Shqipëri-SHBA

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit u miratua të hënën nga komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare.

Zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa gjatë prezantimit të pr/ligjit tha se qëllimi i tij është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e terrorizmit dhe rritja e efikasitetit në luftën kundër tij.

Marrëveshja, e nënshkruar në prill 2016, i siguron akses palëve në informacionin për identifikimin e individëve që njihen ose dyshohen të jenë të përfshirë në veprimtari që lidhen me terrorizmin. Shqipëria është e para nga vendet e rajonit me të cilën SHBA nënshkruan një marrëveshje të tillë.
Marrëveshja, sipas zv/ministrit Çipa, vjen në përmbushje të 5 prioriteteve të qeverisë shqiptare për integrimin e Shqipërisë në BE, një nga të cilët është edhe “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Hyrja në fuqi e këtij dokumenti do të mundësojë rritjen e efikasitetit të agjencive ligjzbatuese për t`u mbrojtur nga aktet terroriste, si dhe goditjen e personave për të cilët ka të dhëna që janë të përfshirë në këto aktivitete kriminale, tha Çipa.
Pala shqiptare ka nënshkruar deri tani 16 marrëveshje të ngjashme me vende të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Kjo marrëveshje u miratua sot dhe nga komisioni parlamentar i Ligjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button