🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,349 ▲ +0.72% ETH $2,057 ▲ +0.33% XRP $1.3147 ▼ -0.52% SOL $80.9400 ▲ +0.82%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Mbledhja e kreut shtetëror të Maqedonisë pa asnjë përfaqësues shqiptar

Në këtë mbledhje të thirrur nga presidenti Gjorgje Ivanov nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues shqiptarë.

Kreu i lartë shtetëror në Maqedoni ka diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit, sidomos incidentin e djeshëm në postën kufitare policore Goshincë në Malësinë e Likovës pranë brezit kufitar me Kosovën.

Por në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm asnjë nga krerët shqiptarë të disa institucioneve, por edhe mosprania e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare si ish-deputetja Flora Kadriu, profesori universitar Veli Kreci dhe gjenerali ushtarak Naser Sejdini që është edhe zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së.

Mosprania e zyrtarëve të lartë qeveritar shqiptar është për shkak të faktit se BDI konteston legjitimitetin e Ivanovit si president dhe se ajo në shenjë bojkoti nuk kishte deleguar asnjë përfaqësues të saj në institucionet e larta shtetërore. Por Ivanov edhe përkundër këtij vendimi të BDI-së dhe mosnjohjes së tij, vitin e kaluar zgjodhi tre përfaqësues shqiptar si pjesë të Këshillit të Sigurisë.

Në takimin e mbrëmshëm ishin të pranishëm kryeministri Nikola Gruevski, kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, shefi i DSK (Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit), Sasho Mijallkov si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Goranço Kotevski.

Sipas komunikatës së presidencës, kreu shtetëror është mbledhur pas incidentin të djeshëm në postën policore kufitare Goshincë, kur një grup i armatosur mori ndërhyri dhe mori nën kontroll këtë postë kufitare, duke prangosur katër pjesëtarë të policisë që ishin roje kujdestare. MPB e karakterizoi këtë sulm si sulm terrorist dhe se ajo akuzoi se me këtë janë sulmuar dhe rrezikuar institucionet e shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.