☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.87 ▲2.24%
ARI 4,549 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,486 ▲ +1.15% ETH $2,060 ▲ +2.62% XRP $1.3577 ▲ +1.72% SOL $84.0800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.87 ▲2.24 % ARI 4,549 ▲0.53 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.87 ▲2.24 % ARI 4,549 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Mblidhet Komisioni për reformën në drejtësi, mungon sërish opozita

Komisioni parlametar i reformës në drejtësi ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë të tij.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, por nuk a pasur asnjë deputet nga Partia Demokratike.

Nasip-Naco1Pavarësisht rikthimit në Kuvend pas një bojkoti mbi 5- mujor, këtë të premte opozita nuk është bërë pjesë e Komisionit Parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi. Për këtë, ministri Naço i bëri ftesë opozitës të jetë pjesë e këtij procesi.

“Ftoj opozitën të vijë në këtë komision të posaçëm, pasi jemi dakord të gjithë që drejtësia nuk funksionon”, tha Naço.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj. “Në mbledhjet e tjera presim edhe ardhjen e opozitës dhe do të diskutojmë çështje më në detaje”, tha ai.

Në mbledhjen e parë të komisionit për reformën në drejtësi, e cila u mbajt gjatë muajit dhjetor, opozita nuk ishte e pranishme për shkak të vendimit politik për të bojkotuar çdo veprimtari parlamentare.

Ndërkohë, të martën në Tiranë do të vijë Presidenti i Komisionit të Venecias, ku do të ketë takime të nivelit të lartë. “Do të flitet për reformën në drejtësi dhe atashimin e Komisionit të Venecias për këtë reformë”, tha ministri Naço.

“Gjykata e Lartë ka sjellë specialistët. Gjithashtu, i kanë sjellë Prokuroria e Përgjithshme. KLD etj. Kemi përgatitur një dokument analitik që do e bëjmë publik javën tjetër. Aty janë të gjitha tezat që kanë dalë nga takimet e nivelit të lartë. Ne po punojmë së bashku me Euralius, që të kemi mënyrën si do vlerësojmë gjyqtarët. Strategjia e ministrisë së Drejtësisë për drejtësinë shumë shpejt gati”, theksoi ministri Naço.

Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur nga Kuvendit për reformën në drejtësi do të punojë deri në muajin qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.