Ekonomia

Kinezët ‘të çmendur’ pas verës dhe vajit të ullirit shqiptar

Kinezët janë të interesuar veçanërisht për verën dhe vajin e ullirit shqiptar. Ky është konkluzioni i dalë nga Forumi i 11-të i Tregtisë Bujqësore dhe Bashkëpunimit Ekonomik midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë së Republikës Popullore të Kinës, Han Changfu, Zv.Ministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi mori pjesë në forumin që u mbajt në Kunming, në datat 5-6 nëntor 2016.

Në forum, 16 vendet pjesëmarrëse paraqitën një informacion të përgjithshëm rreth marrëdhënieve tregtare bujqësore me Kinën dhe perspektivën e mëtejshme në inovacion dhe tregti.

Ne fjalën e tij, Zv.Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Roni Telegrafi, theksoi potencialet e bujqësisë shqiptare në përmbushjen e kërkesave specifike të tregut kinez. Vëmendje iu kushtua kushteve të favorshme klimaterike, të cilat mundësojnë daljen e hershme në treg të produkteve shqiptare. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë, si prodhime tejet konkurruese, iu dha vajit të ullirit dhe verës shqiptare.

Gjatë vizitës së tij, Zv.Ministri Telegrafi u prit në takim nga Zv.Ministri i Bujqësisë së Kinës, Qu Dongyu, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë, si dhe interesin për rritje të mëtejshme të pranisë së produkteve bujqësore shqiptare në tregun kinez. Zv.Ministri Dongyu u shpreh se, ne tregun kinez ka interes për produktet shqiptare dhe se, ai është në gjendje t’i përshtatet çdo lloj oferte, pavarësisht nëse ajo vjen nga një prodhues i madh apo i vogël.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button