🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.44 ▼0.27%
ARI 4,981 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,449 ▲ +2.25% ETH $2,269 ▲ +7.09% XRP $1.4739 ▲ +4.06% SOL $93.6200 ▲ +5.69%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.44 ▼0.27 % ARI 4,981 ▼1.6 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.44 ▼0.27 % ARI 4,981 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Mbyll punimet Samiti i SEECP-së, Ponta: Duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE

Përfundoi punimet në Tiranë Samiti i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që shënoi dhe përmbylljen e kryesimit nga Shqipëria të kësaj organizate. Bullgaria është vendi që do të marrë drejtimin e SEECP-së për një periudhë njëvjeçare.

Në një konferencë për shtyp në fund të Samitit, ku krahas Presidentit Bujar Nishani, ishin të pranishëm dhe Presidenti i Bullgarisë, Plevneliev dhe kryeministri i Rumanisë Ponta u vlerësuan arritjet e palës shqiptare në kryesimin e SEECP-së, ndërsa u theksua se deklarata e përbashkët, e miratuar me konsensus nga të gjitha vendet anëtare, dëshmoi vullnetin e tyre për bashkëpunim rajonal dhe nxitjen e fqinjësisë së mirë, të cilat i kontribuojnë stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë kryesisë shqiptare të SEECP-së, tha Nishani, u organizuan një numër i konsiderueshëm aktivitetesh dhe u miratuan dokumente të rëndësishme që prekin çështje thelbësore, siç është sfida e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, apo bashkëpunimi mes të rinjve, që synojnë mirëkuptimin dhe afrimin më të madh mes vendeve tona. Po ashtu, shtoi Presidenti, në fokus të kryesisë së radhës së Shqipërisë ka qënë mirëqeverisja, zhvillimi infrastrukturor dhe energjitik i rajonit, të cilat janë përcaktuar qartë si prioritete të secilit vend dhe të rajonit së bashku.
Kryeministri rumun Ponta, ishte i mendimit për një rol më të përkushtuar në zhvillimin e rajonit, ndërsa theksoi se paqja, dialogu dhe qëndrueshmëria janë thelbësorë për rajonin. “Fatkeqësisht Evropa dhe disa rajone të tjera janë përfshirë në konflikte të rëndësishme këtu e kam fjalën për Ukrainën Lindore e Lindjen e Mesme, prandaj duhet të kemi qëndrueshmëri dhe të jemi një rajon solidar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.