☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 105.01 ▲2.07%
ARI 4,540 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,811 ▲ +0.61% ETH $2,037 ▲ +2.11% XRP $1.3291 ▲ +0.92% SOL $83.0900 ▲ +1.81%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 105.01 ▲2.07 % ARI 4,540 ▼0.38 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 105.01 ▲2.07 % ARI 4,540 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Mbyllet afati për kandidaturat, tre emra në garë për kreun e SPAK-ut

Në Shqipëri, 3 nga anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit janë përfshirë në garën për të marrë drejtimin e këtij institucioni, pas përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Arben Kraja.

Mbrëmë ishte afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave, dhe prokurorët që kanë zgedhur të konkurrojnë janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Këta dy të fundit ishin pjesë e garës dhe tre vjet më parë.

Mandati i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Zoti Kraja ishte drejtuesi i parë i këtij institucioni, i cili nisi punën pa numrin e plotë të prokurorëve, ndërkohë që Byroja Kombëtare e Hetimit, pjesë e tij, u bë funksionale shumë më vonë.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të duhet të zgjidhet me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të prokurorisë.

Prokuroria e Posaçme ka patur një mbështetje të fortë publike nga ambasada amerikane në Tiranë. Edhe sot ambasadorja Yuri Kim zhvilloi një tjetër takim me zotin Kraja dhe prokurorët e tjerë. Përmes një postimi në Twitter ajo u shpreh se “pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për ndërhyrje, SPAK është i përqendruar për të ofruar më shumë rezultate, që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë së tij, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruajti ambasadorja Kim, duke shtuar se “mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, të bëhet anëtare e BE-së dhe në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA-të – theksoi ambasadorja Kim – do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.