🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 97.32 ▼1.78%
ARI 4,801 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,367 ▲ +4.82% ETH $2,375 ▲ +8.5% XRP $1.3701 ▲ +3.27% SOL $85.8700 ▲ +4.84%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.32 ▼1.78 % ARI 4,801 ▲0.7 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 97.32 ▼1.78 % ARI 4,801 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Me Facebook tashmë mund të dërgoni para tek miqtë tuaj

Shërbimi Messenger në Facebook, nuk do të shërbejë vetëm për të dërguar fotografi dhe buzëqeshje. Tashmë ju mund ta përdorni atë për t’iu dërguar para në moment miqve tuaj.

fcbRrjeti social Facebook, njoftoi të martën se përdoruesit amerikan të aplikacionit Messenger, do të jenë në gjendje të lidhin kartat e tyre të debitit në shërbimin për të dërguar para përmes mesazheve tek njëri tjetri, po aq lehtë sa dërgohen fotografi ose tekst.

“Facebook mund ta përdor këtë si mënyrë që përmes kartave të debitit të jepet mundësia të blejnë”, thotë Robert Peck, një analist interneti. Aplikacioni Messenger në Facebook, numëron më shumë se 500 milionë përdorues në muaj.

fcbbNë SHBA vend ku dhe ofrohet aktualisht ky shërbim, janë të shumtë personat entuziastë që e vlerësojnë këtë risi, pasi kanë dashur të transferojnë para përmes mesazheve.

Venmo, një aplikacion celular për pagesat në pronësi të njësisë eBay’s PayPal, është ndoshta konkurrenti më i drejtpërdrejtë për ofertën e re të Facebook.

Lidhur me mënyrën e funksionimit të kësaj mënyre transferte, në pjesën e sipërme të dritares së Messenger do të jetë një ikonë me shenjën e dollarit, e cila do të shërbejë për të dërguar para. Duke futur numrin e kartës së debitit që është ruajtur në aplikacion ju mund të dërgoni para për personin tjetër me të cilin bisedoni duke klikuar shenjën e dollarit dhe duke hyrë në llogari. E gjithë biseda do të ruhet për referencë më vonë.

Për të “tërhequr” shumën, marrësi duhet thjesht të hapë Facebook Messenger, të fusë edhe ai numrin e tij të kartës ku do të hidhen paratë dhe në fund të pranojë transaksionin. Për këtë transfertë nuk ka komision, dhe paratë dërgohen menjëherë.

WeChat, i cila është Facebook-u i Kinës, ofron gjithashtu shërbime për miliona përdorues të cilët mund të dërgojnë para mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.