🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.69 ▲0.62%
ARI 4,349 ▲1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,572 ▲ +0.25% ETH $1,907 ▲ +1.76% XRP $1.0512 ▼ -2.2% SOL $73.6900 ▼ -0.69%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.69 ▲0.62 % ARI 4,349 ▲1.01 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.69 ▲0.62 % ARI 4,349 ▲1.01 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Politika

Meçe: Është e turpshme të flasësh për protestën, sesi Noka shtyn Policinë

Analisti Arben Meçe ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së opozitës, duke theksuar se e drejta për protestë në Shqipëri është një e drejtë kushtetuese dhe se fokusimi te përplasjet mes protestuesve dhe policisë është i gabuar.

Sipas Meçes, protestat në vend zhvillohen mbi bazën e lejeve dhe njoftimeve paraprake, ndërsa policia ka rolin e përcaktimit të perimetrit për garantimin e sigurisë publike.

“Së pari, e drejta e protestës në Shqipëri është kushtetuese dhe unë deri më sot nuk kam parë ndonjë lëvizje që pengon të drejtën e protestës. Leja për të bërë protestë është dhënë dhe të gjitha protestat që janë zhvilluar janë bërë me leje. Thjesht bëhet njoftimi për vendin ku do të zhvillohet protesta dhe më pas policia, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Tiranës, vendos kornizën dhe përcakton kufijtë territorialë, duke thënë, deri këtu e ke lirinë territoriale; brenda këtij territori thuaj çfarë të duash”, tha Meçe.

Meçe la të kuptohet se fokusi i debatit publik nuk duhet të jetë te përplasjet fizike mes protestuesve dhe policisë apo te veprimet e Flamur Nokës gjatë tensioneve, por te vetë protesta dhe mesazhi politik i saj.

“Në këto kushte, ajo që ne duhet të analizojmë nuk është se si ndodhi përplasja e rreth 30 protestuesve, me në krye Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, me policinë. Sepse, po të ishin 10 mijë protestues, policia nuk do të mund të përballej me ta dhe nuk do të përfundonim te kjo përleshje që prej gjysmë ore po e trajtojmë, se si u shty policia e të tjera. Kjo është e turpshme”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.