🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.46 ▼5.3%
ARI 4,575 ▲3.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,820 ▲ +1.12% ETH $2,193 ▲ +1.36% XRP $1.4285 ▲ +0.58% SOL $93.2300 ▲ +1.7%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Bota

Mediat ruse i sulen Vuçiç: Tradhtar dhe dyfytyrësh

Politika e Jashtme e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiç në gjashtë muajt e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes në mediat ruse ku kanë dominuar dy qëndrime të kundërta.

Nga njëra anë politika e Vuçiçit ndaj Rusisë është pranuar me mirëkuptim dhe miratim ndërsa disa media shtetërore haptas kanë deklaruar se presidenti serb do ta çojë Serbinë drejt NATO-s dhe se ai është një tradhtar i Rusisë.

Politikani rusi i cili jeton në Beograd, Nikita Bondarjev beson se është ende herët që Vuçiç haptazi të quhet tradhtar pasi dihet simpatia e tij e madhe ndaj Rusisë.

Është e rëndësishme të theksohet se në inaugurimin e Vuçiçit president të Serbisë të pranishëm ishin përfaqësues rusë, zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Bordit ‘Rusia e Bashkuar’, Sergei Zeleznjak etj. Duhet shtuar se javë më parë për vizitë zyrtare në Beograd ishte edhe kryetari i shtetit Duma Vyacheslav Volvodin i cili uroi Vuçiçin për postin e marrë.

Sipas Bondarjev, prania e këtyre politikanëve të rëndësishëm dëshmon për rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe Rusisë.

Ndërsa Sputniku rus shkruan se Rusia duhet ruajtur marrëdhëniet me Serbinë pasi Aleksandar Vuçiç mund të bëhet politikani me ndikimin më të madh në Ballkan.

Analistët rus e shohin Vuçiçin si tradhtar pasi sipas tyre ka filluar të veproj në mënyrë tejet liberale duke marrë shembull të përfolurën për kryeministre Anne Brnabiq e cila është lesbike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.