Ekonomia

MEI, projekt për krijimin e Bursës së Energjisë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) po sheh mundësinë e krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë.

Projekti për krijimin e Bursës Shqiptare të Energjisë dhe Modelin e ri të Tregut , merr në konsideratë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve në lidhje me tarifat dhe ndikimin në të ardhurat e shoqërive publike KESH, OST dhe OSHEE.

Sipas burimeve nga MEI, organizimi i ri i tregut të Bursës, synon shfrytëzimin optimal të burimeve, sipas modeleve bashkëkohore në harmoni të plotë me legjislacionin europian, duke krijuar mundësi të një tregu konkurues vendas me hapësirë pjesëmarrjeje në tregun rajonal e më tej atë europian.

Për ekspertët e MEI-t, ky është momenti i duhur për krijimin e Bursës Energjitike, sepse tregu është në rritje dhe reforma në sistemin energjitik po zbatohet me sukses.

Një ndër pikat më kryesore të funksionimit të bursës është dhe unifikimi i tregut të energjisë me vendet fqinje, siç është ai me Kosovën apo me Maqedoninë, me të cilën pritet të nisë dhe ndërtimi i linjës 400 Kv.

Hapja e tregut dhe përfshirja e sa më shumë aktorëve, krijon më shumë mundësi për financimet e projekteve të energjisë si dhe në diversifikimin e burimeve, duke rritur në këtë mënyrë dhe sigurinë energjetike në rajon.

Ekspertet thone se, Bursa e Energjisë do të synojë në themel rritjen e transparencës në shitblerjet e energjisë, duke u kthyer në mekanizmin që do të realizojë transaksionet fizike dhe financiare të flukseve të energjisë. Suksesi i kësaj burse do të varet shumë edhe nga sasia e flukseve të energjisë që do të tregtohen në të.

MEI po diskuton me perfaqesues te kompanise norvegjeze NorgPoolConsulting për realizimin e ketij projekti, ndersa aktore të konsultimeve jane edhe përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Bankës Botërore, Entit Rregullator të Energjisë dhe drejtues të shoqërive publike KESH, OST dhe OSHEE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button