☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.39 ▲0.5%
ARI 4,581 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,346 ▲ +0.04% ETH $2,054 ▲ +0.51% XRP $1.3216 ▼ -2.29% SOL $83.0100 ▼ -0.69%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Meksi kundër Berishës: Sulmi ndaj meje, cënon rëndë pavarësinë e BSH-së

meksiAnëtarja e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, në një reagim në Facebook, ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, thekson se “me sulmin e tij ndaj ndaj meje si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së cënon rëndë pavarësinë e institucionit më të rëndësishëm monetar të vendit, Bankës së Shqipërisë”.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Meksi sqaron se “jam përpjekur me maturi të ruaj qetësinë në këtë kohë të vështirë për BSH-në, pavarësisht presionit nga të gjitha krahët e politikës , për të kryer me përgjegjshmëri në zbatim të ligjit misionin për të cilën jam zgjedhur dhe me votën tuaj nga Kuvendi ,duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, për të cilin përbetoheni, por bëni të kundërtën”.
“Ju zoti Berisha doni të provokoni publikun duke i thënë se vjedhja e ndodhur kur drejtonte Guvernator Fullani nuk ishte asgjë, sepse sipas Jush e gjithë kjo histori ishte që të merreshin kodet e hyrjes dhe pastaj të sulmohet banka nga bandat”, thekson ajo.
Anëtarja e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, shprehet se “në mënyrë qesharake një ish kryemnister, ish president dhe ende deputet, thotë se ”sipas burimeve nga parlamenti”, pyes nga kush në Parlament, nga kryesia, nga fotokopjueseja ,apo nga roja tek dera meqë zoteria paska të dhenën se qenkan fotokopjuar???!!!… Qenkan fotokopjuar sipas tij sekretet e bankës …a mos vallë ka parë mbrëmë filmin me Demi Moorin mbi” Bankën e Diamanteve” dhe i doli sot në ëndërr?”.
“Po cili anëtar i Këshillit Mbikqyrës e ka këtë atribut? Po ta kishin do ia kishin dhënë të tijtë që i depersonalizon deri në keqardhje. Pastaj i bën thirje Guvernatores në detyrë të ndrrojë kodet dhe çelësat e bankës!!!!.Këtu bie brenda me logjikën e tij gjysmake . Po nëse ato qenkan në kompetencen e saj dhe zotëria i ditkërka aq mirë, nga do t’i njihja unë ato?Kur sipas Rregullore Nr.73 datë 14.10 2009 e Regjimit te Hyrje- Daljeve dhe Lëvizjes në ambinetet të BSH-së, si anëtare e Këshillit Mmbikqyrës part time ,unë nuk kam as akses hyrje në bankë? Si mund të fantazojë ky zotëri për sa ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së ,siç bënte në sulmin e djeshëm ndaj meje kur ato janë ligjërisht konfidenciale, duke prezantuar si të frikur prej meje, një gruaje, kolegët e nderuar të Këshillit Mbikqyrës?”, përfundon Meksi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.