Maqedonia
Meksika, Italia dhe Hungaria me ambasadorë të rinj në Maqedoni
Meksika, Italia dhe Hungaria kanë vendosur të rifreskojnë përfaqësitë e tyre diplomatike në Maqedoni duke emëruar ambasador të rinj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot ka pranuar letrat kredenciale për tre ambasadorët e sapo emëruar.
Ambasador i ri i Italisë në Maqedoni është: Carlo Romero,
Ambasador i ri i Hungarisë në Maqedoni është: Ishtvan Laslo Duks,
Ambasador i ri i Meksikës në Maqedoni është: Antonio Garsija Blanko.