Maqedonia

Organizohet konferencë për rrjetizimin e kompanive të industrisë së përpunimit të metaleve të lehta

Për herë të parë në Maqedoni do të organizohet konferencë për rrjetizimin e kompanive të industrisë së përpunimit të metaleve të lehta, me blerës nga jashtë.

Konferenca do të mbahet më 15 shtator.Sipas kryetares së Asociacionit të industrisë metalike dhe elektrike (AIME), Marta Naumovska Gërnarova, konferenca do të jetë një mundësi për fillimin e ndonjë bashkëpunimi, pasi që, bashkarisht depërtohet më lehtë në tregun e jashtëm, kurse ofrohet mundësi e hapjes së tregut të jashtëm për prodhimet e brendshme.

Konferenca do të organizohet nga AIME dhe Agjencia përiInvestime të jashtme dhe promovimin e eksportit (AIJPE), me mbështetje të USAID dhe qeverisë zvicerane, përmes Projketit për zgjerim të bizneseve të vogla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button