Ekonomia

Menaxhimi i buxhetit, ndryshojnë afatet e diskutimit në Kuvend

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se ligji i ri “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i vendos vetë kushte të rënda qeverisë në menaxhimin e financave publike.

Ndryshimet në ligj, sipas tij, synojnë forcim të disiplinës financiare nëpërmjet vendosjes së parimeve fiskale, miratimin e buxhetit trevjeçar dhe kontroll të angazhimeve shumëvjeçare.

Projektligji u diskutua të hënën në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Gjatë diskutimit të sotëm nen për nen Komisioni vendosi edhe ndryshimin e afateve të diskutimit në Kuvend të buxhetit të shtetit, në mënyrë që të hyjë në fuqi në kohën e duhur.

Ligji i ri përcakton që projektbuxheti të mbërrijë në Kuvend për shqyrtim e aprovim në datën 25 tetor. Ligji do të votohet deri në datën 15 dhjetor, në mënyrë që t’i lihet kohë Presidentit për dekretim të tij. Referuar afateve të mësipërme ligji hyn në fuqi në datën 1 janar.

Ky draft ndër të tjera prek edhe dy çështje të debatuara në lidhje me menaxhimin e financave publike. Konkretisht prek kontrollin e shpenzimeve në vitet kur ka zgjedhje, si dhe veprimtaritë ekstrabuxhetore, përfshirë Partneritetin Publik-Privat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button