“Mergata e qyqeve” e Nasho Jorgaqit ne shitje tek amazon
Ne rrjetin amazon.com doli ne shitje botimi i gjashte i romanit me dy vellime “Mergata e qyqeve” te autorit Nasho Jorgaqi.
Romani “Mergata e qyqeve” eshte nje histori sa e vertete aq edhe artistike, sa letrare aq edhe politike.
Me poshte u ftojme te lexoni parathenien e vellimit te pare te shkruar dhjete vjet me pare nga shkrimtari Neshat Tozaj:
LEXIMI I RI I VEPRËS “MËRGATA E QYQEVE” TË SHKRIMTARIT NASHO JORGAQI
Pas Luftës së Dytë Botërore u krijuan dy kampe të kundërt, dy fuqi të mëdha që grumbulluan forca për shkatërrimin e njëra-tjetrës. Fati i Shqipërisë, që shpesh është vendosur nga të mëdhenjtë diku, e çoi atë në të ashtuquajturin “Kamp Socialist”. Pushteti i ri që po ngrihej kishte dalë nga ëndrra e madhe e komunizmit, ëndërr e përqafuar thuajse nga gjysma e globit. Atje ku ka të varfër, ka shumë ëndrra. Varfëria në Shqipëri bëri që vegjëlia të përqafonte komunizmin si ideologji. Për fatin e saj të mirë, Shqipëria u radhit në Luftën e Dytë Botërore me shtetet antifashiste. Çlirimi i Shqipërisë nga antifashistët shqiptarë që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste, një fakt i njohur botërisht, çoi në vendosjen e një pushteti që e përkrahu shumica. Klasa e përmbysur dhe bashkëpunëtorë të fashizmit që mundën të largoheshin si dhe pjesa që mbeti këtu, ishin të mundurit. Dhe të mundurve historia u rezervon fatin e tyre jo dhe aq të mirë.
Mërgata shqiptare e pasluftës së Dytë Botërore u bë shpejt pjesë e qëllimit strategjik të përmbysjes me armë dhe me çdo mjet tjetër të pushteteve politike në vendet komuniste. Aleanca e madhe anglo-amerikano-sovjetike kishte marrë fund.
Që gjatë Luftës së Dytë Botërore, të tre të mëdhenjtë kishin vazhduar të penetronin në radhët e njëri-tjetrit, të infiltronin spiunë, të thurnin rrjete, të vendosnin tek njëri-tjetri “mina me efekt të vonuar”.
Shumë nga të arratisurit politikë shqiptarë u grumbulluan dhe u vendosën nëpër qendra filtrimi që udhëhiqeshin nga anglo-amerikanët ku kishte, madje, edhe instruktorë që vinin nga radhët e hitlerianëve. Qendra për Shqipërinë përbëhej në radhë të parë nga Ahmet Zogu, monarku pa gjak mbretëror i Shqipërisë. Në këtë qendër bënin pjesë edhe shumë ish-ministra të qeverive kuislinge, nëpunës të ndryshëm, të arratisur që e panë se lufta mori fund, bashkëpunëtorë të misioneve angleze gjatë luftës si dhe të arratisur pas çlirimit të Shqipërisë, njerëz të trembur nga represioni komunist.
Dërgimi me misione diversive në Shqipëri, ka qenë një nga mënyrat më të rëndësishme deri në vitin 1952-1953. Parashutimi, futja nga deti dhe nga toka ishin rrugë efikase për të dërguarit nga “Bota e lirë”. Ata vendoseshin në Shqipëri, zinin baza, shtriheshin, kërkonin armë, municione, para për të blerë ushqime, uniforma etj. Në qendrat e tyre ishin të kënaqur nga këta “luftëtarë të lirisë”. Ishte shumë i kënaqur edhe Mbreti Ahmet Zogu me partinë e tij, Legalitetin edhe partitë e Ballit Kombëtar, Blloku Indipedent, Agraristët etj. të strukturuar në perëndim, të aktivizuar dhe nga UDB-ja, të financuar për të kontribuar në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Dukej sikur “pushteti i zbatharakëve” siç quhej pushteti komunist, po përmbysej. Mirëpo në vitin 1953 në Tiranë u bë një gjyq i madh me këta përfaqësues të Mërgatës që në të vërtetë nuk po bënin çudira. Shumë syresh ishin kapur apo asgjësuar, të tjerë kishin hyrë në shërbim të sigurimit të shtetit shqiptar i cili kishte bërë dy radiomanipulacione të çuditshme, absolutisht të papritura për qendrat amerikane përtej kufirit.
Kliko ketu per te blere vellimin e pare
Qëllimi i radiomanipulacioneve ishte të krijonin bindjen në Qendër se të dërguarit e saj në Shqipëri po hidhnin rrënjë, se do niste një kryengritje e madhe nga brenda dhe do të duhej pak ndihmë nga jashtë për ta përmbysur komunizmin në Shqipëri. Shpallja botërisht e rezultateve të radiomanipulimeve me emrat e koduar “Buza e bredhit” dhe “Liqeni i Vajkalit” ishte pjesa përmbyllëse e fazës së parë të Luftës së ftohtë në Shqipëri. Komentet e humbjes të ngarkuarve për Shqipërinë nuk përmbanin elemente analize e konkluzionesh, por i atribuoheshin rastësirave, ndihmave nga specialistët rusë, të dhënave të agjenturës ruse në Perëndim etj. Mirëpo mosvlerësimi ishte në dobi të zbuluesve shqiptarë, të cilët kishin penetruar në të gjitha qendrat e stërvitjeve, nëpër partitë politike, madje ishin bërë miq të ngushtë të liderëve të tyre dhe kishin depërtuar në oborrin e Mbretit. Prej andej ata jepnin informacion mbi planet, strategjinë, taktikat, mënyrat e veprimit, kontaktet dhe çdo imtësi të dobishme për të mbajtur nën kontroll dhe të goditej brenda dhe jashtë. Futja e përçarjes mes partive, mes liderëve, mes kapobandave dhe mbledhja e informacionit ka qenë një nga misionet e njerëzve të zbulimit. Ata nuk kanë qenë agjentë të komunistëve shqiptarë, siç i kanë quajtur për të përdhosur figurën e tyre. Atyre edhe kur kontaktoheshin nga oficerët e zbulimit shqiptar, u propozohej të viheshin në shërbim të atdheut të tyre, Shqipërisë, për çështjen e mbrojtjes së tërësisë territoriale, të çështjes së Kosovës etj. Ata nuk kanë qenë mercenarë si ata që hidheshin në Shqipëri për të bërë akte diversive, vrasje barbare për të ngjallur panik etj.
Brenda këtyre kontureve politike, është ngjizur vepra “Mërgata e qyqeve” e shkrimtarit Nasho Jorgaqi. Kjo e vërtetë historike, ku lëvizin personazhet, ku janë krijuar situatat, ku është zbërthyer karakteri dhe janë përcaktuar marrëdhëniet e këtyre personazheve, duket që është njësh me të vërtetën artistike që ka mundur të krijojë shkrimtari.
“Mërgata e qyqeve” është vepra e parë e madhe e Nasho Jorgaqit, padyshim një nga veprat e tij monumentale që tregojnë ndjeshmërinë e thellë të patriotit dhe mjeshtërinë e lartë të shkrimtarit. Deri në atë kohë ai kishte botuar me shumë sukses gjini si tregime e novela që në të vërtetë e kalitin, e sprovojnë një shkrimtar dhe janë si një trampolinë e sigurt për t’u hedhur me sukses në gjini të mëdha, të cilat janë po aq serioze sa tregimet dhe novelat. Nasho Jorgaqi ndjehej i sigurt në këtë sprovë sepse është një nga njohësit më të mirë të dokumentacioneve të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Ai nuk ka qenë një studiues dogmatik, i njëanshëm, por njohës i “Dy kampeve ndërluftuese” madje edhe i “të tretëve” që kanë qënë më shumë objektivë. Njohës i shkëlqyer i letërsisë shqiptare që nga krijimi, njohës i mjeshtërve të mëdhenj të kësaj letërsie dhe i gjithë plejadës së krijuar nga kombi shqiptar, ishte vërtet i përgatitur për të kryer një vepër serioze si “Mërgata e qyqeve”.
E botuar edhe e ribotuar katër herë në mbi 100.000 ekzemplarë, e ribotuar edhe nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, romani “Mërgata e qyqeve” ka dëshmuar vlerat e krijuesit të saj.
Kliko kwetu per te blere vellimin e dyte
Me përmbysjen e sistemit komunist u vërtetua edhe një herë realizmi i veprës “Mërgata e qyqeve” të Jorgaqit. Të arratisurit politikë që kishin mbetur gjallë dhe që e kishin mbledhur helmin e tyre për një kohë të gjatë, me urrejtjen karakteristike të impotentëve, i sollën një dëm të madh Shqipërisë. Mesazhi i tyre ishte të hapeshin varret, të thirreshin heronj të demokracisë bashkëpunëtorët e fashizmit dhe të shpalleshin të nëmur martirët e fashizmit, antifashistët. Duke varrosur e zhvarrosur, ata ia dolën të rihapnin plagët e luftës, të hasmërisë, të urrejtjes dhe t’i kthenin shqiptarët 50 vjet prapa. Pa dyshim, ky është mesazhi më i dëmshëm për vendin e tyre, shumë më i dëmshëm se atëherë kur shërbenin si mish për top ose më pas, kur aderonin nëpër partizat e tyre duke i bërë intriga njëri-tjetrit.
Mendoj se lexuesi mund të kishte dobi për këto ndërsa të gjitha ato që mund të shkruaja për strukturën e romanit, për personazhet dhe vlerat e tyre, për situatat e vërteta, për dialogët sintetikë në funksion të situatave, nuk do ishin tjetër veçse opinione apo ndjesi subjektive të cilat çdo lexues, do t’i ketë ngushtësisht personale pasi të mbarojë së lexuari këtë libër.
Tiranë, NESHAT TOZAJ
15.10.2003
ky nasho forgaqi ;;; duket qe e ka shkruar kete liber nen urdherat e komunistave ;;;; ose ishte loqe ;;;nente uje nje kos ;;A E KA NJOHUR HISTORINE APO E KA BERE NGA HOTEL DAJTI .. ME VJEN PER TE QESHUR KUR THOTE SE VENDIN E CLIRUAN KOMUNISTET DHE KETE GJE E POHOJNETE GJITHE .JETOJ NE FRANCE DHE DEGJOJ SHUME FRANCEZE QE THONE SE RUSIA NA CLIROI , komunistat QE RREJNE SE NE LUFTE MORI PJESE DHE BALLI KOMBETAR …DHE ABAZ KUPI LUFTOI NE KRAH TE POPULIT PER TA CLIRUAR SHQIPERINE .. POR KETE KY FILOZOFI KOMUNIST E KA HARRUAR OSE ….DHE E TRETA QE ME BEN PER TE QESHUR … KUR THOTE SE AMERIKANET I DERGONIN CETAT DIVERSANTET ..KETO JANE RRENA … SE CETAT QE VININ NE SHQIPERI ISHIN SHQIPTARE QE KOMUNISTAT I KISHIN VJEDHUR TOKAT OSE NUK KISHIN TE NJEJTAT IDE PER CIVILIZIMIN … DO ME THENE AMERIKA AS NUK DONTE ME E DIT SE EXISTON ALBANIA O JO …DHE E 4 AMERIKANET DHANE JETEN PER CLIRIMIN E BOTES DHE ENVERI I BERI TRADHETARE SE NUK KISHIN TE NJEJTAT IDE ??POR KETE GJE KY KOMUNISTI E KA HARRUAR …OSE NUK MERRE VESH NGA HISTORIA ?..