🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,658 ▼ -0.32% ETH $2,227 ▼ -0.18% XRP $1.1533 ▼ -2.03% SOL $88.8900 ▼ -1.29%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Mes tensionesh Ferizaj siguron kalimin në finale

Ndeshjen kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll e zhvilluar të mërkurën në…

Ndeshjen kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll e zhvilluar të mërkurën në Ferizaj, ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, nuk dha gola e as fitues.

Por kalimin në finale të Kupës e siguroi Ferizaj pas fitores 2:1 në Podujevë dy javë më parë.

Ndeshja ishte e tensionuar në fushë, ndërsa pati edhe ndërprerje. Ndeshja u ndërpre në minutën e 55-të pas hedhjes së gjësendeve në fushë.

Ka pasur gjuajtje të gjësendeve në fushë nga shikuesit në Ferizaj. Nga gjuajtjet e shikuesve është goditur, mbrojtësi i Llapit, Ilir Blakçori.

Ndeshja rifilloi vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat. Megjithatë, rreth një mijë shikues të pranishëm e përcollën ndeshjen jashtë rrethojave të stadiumit të qytetit të Ferizajt.

Pati edhe duele të forta ndërmjet lojtarëve të të dyja ekipeve.

Ferizaj u drejtua nga Arsim Abazi i rikthyer pas shkarkimit të Nevil Dedes për mungesë të rezultateve. Për Ferizajt është finalja e tretë. Në dy edicione rresht kishte humbur në finale. Humbi nga Trepça ’89 në edicionin 2011/2012, kurse në 2012/2013 nga Prishtina.

Llapi e ka fituar dy herë Kupën e Kosovës, në edicionet 2020/2021 dhe 2021/2022.

Ferizaj e Llapi janë në betejë direkte edhe për mbetje në Superligë. I kanë nga 33 pikë në pozitat tetë e nëntë. Pozita e tetë dërgon në plejaut, kurse e nënta në kategorinë e dytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.