🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.72 ▲0.62%
ARI 4,182 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,549 ▲ +1.17% ETH $2,514 ▲ +1.19% XRP $1.3718 ▲ +1.26% SOL $107.0400 ▲ +0.09%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.72 ▲0.62 % ARI 4,182 ▲0.12 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.72 ▲0.62 % ARI 4,182 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Arte

Përfundojnë gërmimet arkeologjike në Amantia, zbulohet një godinë antike dhe të dhëna të reja për historinë e qytetit

Gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias, sollën zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik. Parku arkeologjik i Amantias është një nga destinacionet turistike për qarkun e Vlorës, ku gërmimet arkeologjike u zhvilluan nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thekson gjithashtu se kërkimet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, së bashku me ndërhyrje restauruese.

“Përfunduan gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Amantias, të cilat sollën zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik. Gërmimet e zhvilluara nga DRTK Vlorë dhe IKTK, nxorën në dritë një godinë antike në zonën e agorasë, si edhe të dhëna të reja mbi fortifikimin e qytetit të poshtëm, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës dhe zhvillimit të Amantias nga shek. III p.Kr. deri në shek. VI m.Kr. Kërkimet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, së bashku me ndërhyrje restauruese që synojnë ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale.

Gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias hedhin dritë mbi një tjetër kapitull të historisë së këtij qyteti të lashtë, ndërsa janë si vijim i punës nga institucionet dhe në zona të tjera arkeologjike në vendin tonë. DRTK Vlorë e ushtron veprimtarinë e saj në qarkun Vlorë dhe Fier. DRTK Vlorë monitorohet dhe koordinohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

DRTK Vlorë ka si qëllimin e saj kryesor mirëmbajtjen, restaurimin, dhe promovimin e objekteve të ndryshme që janë monument kulture. Për të arritur këto qëllime DRTK Vlorë kryen ndërhyrje në objekte, të cilat kanë nevojë për mirëmbajtje ose për restaurime.

Parku arkeologjik i Amantias

Parku arkeologjik i Amantias vijon të mbetet një nga pasuritë më të çmuara historike dhe kulturore të Shqipërisë. Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit. Parku arkeologjik i Amantias ofron edhe monumentet unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristiane, tempulli i Afërditës, varret monumentale të nekropolit verilindor, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.