Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 82.45 ▼0.98%
ARI 4,464 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,643 ▼ -0.3% ETH $1,887 ▲ +0.02% XRP $1.0110 ▼ -0.9% SOL $76.2700 ▼ -0.21%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.45 ▼0.98 % ARI 4,464 ▼0.09 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.45 ▼0.98 % ARI 4,464 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Politika

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe Këshillin e ri

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë, duke nisur nga ora 10:00, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që vjen vetëm një javë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të kësaj force politike.

Punimet pritet të nisin me miratimin e Komisionit që do të drejtojë Kuvendin, si dhe të Sekretariatit Teknik. Komisioni do të përbëhet nga Ivi Kaso në cilësinë e kryetarit, së bashku me Floriana Garon, Bardh Spahinë, Eliona Shkrelin dhe Nada Meçorpajn. Pas votimit të tyre nga delegatët, Kuvendi do të hapë zyrtarisht punimet.

Gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, do të prezantojë paketën me tetë propozime për ndryshime statutore, të cilat do t’i nënshtrohen diskutimit dhe votimit. Ndër ndryshimet kryesore parashikohet riformatimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish, duke i dhënë një rol paraprak një komisioni të posaçëm që do të filtrojë kandidaturat përpara se ato t’i paraqiten anëtarësisë.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me digjitalizimin dhe përditësimin periodik të regjistrit të anëtarëve të partisë, proces që synon adresimin e problematikave të evidentuara ndër vite në listat e anëtarësisë.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe zgjedhja e 200 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Votimi për këtë strukturë do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve gjatë zhvillimit të fjalimeve, ndërsa emrat e kandidatëve ende nuk janë bërë publikë.

Pas përfundimit të këtij procesi, Këshilli Kombëtar do të ketë përgjegjësinë të shqyrtojë dhe votojë propozimet e kryetarit Sali Berisha për përbërjen e ekipit të ri drejtues të partisë.

Sipas informacioneve të bëra publike më herët, ndryshimet statutore nuk prekin dispozitën e njohur si “Neni Basha”, që lidhet me përgjegjësinë e drejtuesve pas humbjes së zgjedhjeve, ndërsa mekanizmi i Primareve mbetet pjesë e statutit, megjithëse me ndryshime në mënyrën e zbatimit.

Kuvendi Kombëtar mblidhet vetëm një javë pasi Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike për një mandat të ri, në një proces ku ai ishte kandidati i vetëm dhe mori 37 mijë e 341 vota.

Pasditen e së premtes, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një takim që organizoi në Tiranë, e iroinizoi Kuvendin e sotëm duke e quajtur “Kuvendin e Uzurpimit”.

“Nëse Edi Rama, të nderuar miq, para 12-13 vitesh tha rilindje, ne nuk mund të pranojmë sot që në Partinë Demokratike të jenë kaq përtacë sa të thonë në Kuvendin e nesërm të uzurpimit ‘Ripërtëritje’. Njëri ‘rilindje’ e tjetri ‘ripërtëritje’! Njëri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës!”, u shpreh Salianji, i cili bëri thirrje për një hapje të PD-së dhe një përballje të kryetarit Berisha me garën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.