Politika

Meta-Lajcak: Sllovakia model për vendet kandidate në BE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajcak gjatë një takimi të martën në Tiranë vlerësuan intensifikimin substancial të marrëdhënieve dypalëshe gjatë viteve të fundit.

lajcakSipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, kryeparlamentari Meta i shprehu zyrtarit sllovak mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe interesin që Sllovakia tregon ndaj zhvillimeve dhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit.

Ai e konsideroi Sllovakinë një histori suksesi, që shërben si model për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zv/kryeministri Lajcak vlerësoi rritjen e cilësisë dhe nivelit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Sllovakisë dhe shprehu mbështetjen e plotë për përshpejtimin e axhendës evropiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.meta

Kryetari Meta dhe zv/kyeministri Lajcak biseduan gjithashtu mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh duke vënë në dukje rolin e rëndësishëm të të dy parlamenteve, veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit mes dy administratave, komisioneve dhe grupeve të miqësisë parlamentare.

Në përfundim z. Meta dhe z. Lajcak biseduan mbi zhvillimet e fundit në rajon, dhe ndanë bindjen e përbashkët se duke marrë në konsideratë sfidat e fundit globale, avancimi i axhendës euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit do t’i shërbejë forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjithë hapësirës evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button