Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $71,075 ▼ -0.38% ETH $2,092 ▼ -0.82% XRP $1.3983 ▼ -0.8% SOL $88.2600 ▼ -1.05%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta: Mirënjohje të përjetshme Presidentit Weizsaecker për kontributin e tij për Gjermaninë, Europën e Bashkuar dhe Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shpreh ngushëllime në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Richard von Weizsaecker 

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-shpreh-ngushellime-ne-Ambasaden-e-Republikes-Federale-te-Gjermanise-ne-Tirane-per-ndarjen-nga-jeta-te-ish-Presidentit-Richard-von-Weizsaecker-1Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shkoi sot në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, ku u takua me Ambasadorin, Hellmut Hoffmann, për t’i shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Richard von Weizsaecker.

Meta më pas nënshkroi një mesazh ngushëllimi në Librin e Ngushëllimeve dhe u shpreh për mediat se vlerëson kontributin e ish-Presidentit Richard von Weizsaecker për Europën e Bashkuar dhe për afrimin e Shqipërisë me Europën dhe me Gjermaninë.

“Ishte një detyrim për mua për të shprehur në librin e ngushëllimeve këtu në Ambasadën e Gjermanisë mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për kontributin që Presidenti i ndjerë z. Richard von Weizsaecker, ka dhënë jo vetëm për përparimin e vendit të tij, Gjermanisë, por edhe për Europën e Bashkuar dhe natyrisht edhe për afrimin e Shqipërisë me Europën dhe me Gjermaninë. Kam patur kënaqësinë që ta njoh edhe nga afër, kur kemi qenë së bashku për një periudhë të caktuar në Komisionin  Ndërkombëtar për Ballkanin, që drejtohej nga kryeministri Giuliano Amato. Kam qenë gjithmonë i prekur nga dimensioni i tij i jashtëzakonshëm njerëzor, por edhe nga vëmendja e tij për Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në mënyrë të veçantë”, theksoi Meta.

Meta shkruan ne mesazhin në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë: “Mirënjohje të përjetshme Presidentit Weizsaecker për kontributin e tij të çmuar, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën e Bashkuar dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.