Ekonomia

Meta në Skrapar: Projekte të rëndësishme po gjenerojnë vende të reja pune

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë të shtunën, në panairin e produkteve ushqimore të Skraparit, të kthyer tashmë në një event tradicional. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetë të LSI-së për Qarkun e Beratit, Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, etj.

Në fjalën e shkurtër përshëndetëse të mbajtur gjatë ceremonisë hapëse të këtij aktiviteti, Ilir Meta tha se panairi është kthyer në një mundësi të shkëlqyer për promovimin e produkteve bio, që janë shumë të kërkuara kudo.

“Është kënaqësi edhe për mua të marr pjesë në panairin e produkteve bio të Skraparit, që është kthyer tashmë në një eveniment jo vetëm për të gjithë banorët e zonës, por është kthyer në një mundësi të shkëlqyer për promovimin e këtyre produkteve mjaft cilësore, të cilat po kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun vendas por edhe në atë ndërkombëtar”, u shpreh Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se projekte të rëndësishme po realizohen në Skrapar, që përkthehet në hapjen e vendeve të reja pune.

“Mjaft projekte të rëndësishme kanë filluar të realizohen në Skrapar, shumë vende të reja pune janë hapur, por unë jam i sigurt se edhe shumë projekte të tjera janë në nisjen e tyre dhe shumë vende të reja pune do të hapen gjatë këtij viti dhe në të ardhmen. Ndaj ne jemi këtu për të shprehur mbështetjen më të plotë për të gjithë qytetarët dhe banorët e Skraparit, për të gjithë fermerët dhe blegtorët e Skraparit, të cilët punojnë për të ruajtur traditën më të mirë të këtyre prodhimeve, të këtyre produkteve”, theksoi Meta.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se me projektet të cilat janë në proces do të ketë më shumë mbështetje për të shtuar prodhimet bio të Skraparit. Sipas z. Meta, kjo është njëkohësisht edhe një mënyrë e shkëlqyer edhe për të promovuar turizmin në Skrapar, i cili po njeh rritje dhe zhvillim të pandërprerë.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në panairin e produkteve ushqimore të Skraparit (2)“Jam i bindur se me projektet, të cilat janë në proces dhe të cilat do të fillojnë, mbështetja për të shtuar prodhimet bio të Skraparit, mbështetja për të shtuar qendrat e grumbullimit e sidomos ato të përpunimit të këtyre produkteve, do të bëjnë të mundur që ju të punoni akoma më shumë, të shpërbleheni akoma më mirë, por njëkohësisht që edhe këto produkte të gjejnë vendin e merituar në tregjet më me vlerë brenda vendit dhe jashtë vendit. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer gjithashtu edhe për të promovuar turizmin në Skrapar, i cili po njeh rritje dhe zhvillim të pandërprerë. Suksese dhe urime në radhë të parë atyre që punojnë, atyre që prodhojnë atyre që ruajnë traditat më të mira të kësaj zone, sepse ata janë edhe forca kryesore ringjallëse e kësaj krahine me tradita të shkëlqyera patriotike”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu tha se prodhimet bujqësore dhe blegtorale të Skraparit kanë krijuar identitetin e tyre në treg, duke mundësuar që kërkesat ndaj këtyre produkteve të shtohen në mënyrë të ndjeshme.

“Panairi i produkteve bio tashmë është bërë pjesë e kalendarit festiv lokal si një event i rëndësishëm për fermerët nga të gjitha zonat e Skraparit. Prodhime bujqësore dhe blegtorale të Skraparit prej kohësh kanë krijuar identitetin e tyre në tregun lokal, kombëtar e më gjerë, si produkte bio, duke mundësuar që kërkesat ndaj këtyre produkteve të shtohen në mënyrë të ndjeshme, duke bërë që fermerët të aplikojnë për kredi e të investojnë në mikro-fermat e tyre dhe të rrisin ndjeshëm të ardhurat. U sugjeroj të gjithë fermerëve të rrisin investimet në mikro-fermat e tyre, të ruajnë traditat dhe të jeni të sigurt se Bashkia e Skraparit do të jetë gjithmonë pranë jush, duke promovuar, ndërmjetësuar dhe mundësuar tregje për produktet tuaja”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Skraparit.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në panairin e produkteve ushqimore të Skraparit (4)Edhe presidenti i Fondacionit “Besa”, Bajram Muça vlerësoi zhvillimin e këtij panairi, që sipas tij duhet ruajtur si një traditë e vyer.

“Ky panair është kthyer në një traditë, që ne duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë edhe më shumë në të ardhmen. Ne do të jemi prezent edhe në të ardhmen me financime të cila japin zhvillim, rrisin mirëqenien dhe krijojnë të ardhura sa më të larta në vazhdimësi për njerëzit që punojnë në fushën e bujqësisë”, tha z. Muça.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button