Politika

Meta: Nuk kanë lindur ende burra që të më shantazhojnë

Ilir Meta në një intervistë të gjatë për  revistën Mapo i jep përgjigje disa pyetjeve që kanë të bëjnë me të shkuarën e tij politike.

Ai flet për betejat me Nanon, Berishën e Ramën. Për akuzat e forta. Për dilemat e tij. Për miqtë e bashkëpunëtorët, që i ka apo që i ka humbur. Si dhe për jetën që mund të kishte bërë, nëse s’do të kishte zgjedhur politikën

“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të bëhem faktor, por askush nuk më përjashton dot nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cenohet seriozisht. Unë kam deklaruar që në fillim se do të votoj çdo refomë, sipas standardeve të Venecias,” thotë Meta në intervistë.

Për akuzat e ngritura ndër vite ndaj tij, Meta thotë: “Nuk ka asnjë çështje ndaj meje. Të gjitha çështjet kanë qenë politike dhe s’kam pasur asnjëherë shqetësim prej tyre. Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla. Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit. Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”.

Related Articles

Nje koment

  1. Keshtu ishte shprehur edhe Hajdari ne New York pas plagosjes ne parlament, “Jo 5 por as 500 plimba nuk me vrasin mua” (New York, ne festimin e Dites se Flamurit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button