🌡️
Tiranë 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 89.08 ▼1.06%
ARI 4,114 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,921 ▲ +2.54% ETH $1,658 ▲ +1.98% XRP $1.1189 ▲ +0.82% SOL $65.5400 ▲ +3.07%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.08 ▼1.06 % ARI 4,114 ▼0.47 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.08 ▼1.06 % ARI 4,114 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Meta, pjesë e konferencës “Mesdheu i së Ardhmes”

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në Konferencën “Mesdheu i së Ardhmes”, që u mbajt në Marsejë.

Në fjalën e tij drejtuar kësaj Konference ndërkombëtare, Presidenti Meta u shpreh: “Ne jemi ende shumë larg për sa i takon potencialit tonë të mundshëm në industrinë detare dhe të turizmit”.

“Sektorë të tjerë potencialë përfshijnë bujqësinë dhe TIK (Teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit), të cilat kanë filluar të lulëzojnë tashmë në vendin tim. Financimi i BE-së për sipërmarrjet fillestare në këto fusha ka qenë i konsiderueshëm, edhe falë aftësisë së këtyre të rinjve që kanë mësuar të flasin me gjuhën e Bashkimin Europian”.

“I paraqita Renaudit dëshirën time për të krijuar një bashkëpunim të strukturuar me Rajonin PACA, një nga rajonet më të bukura dhe më të begata të Francës dhe të Mesdheut. Duke qenë një motor i fuqishëm ekonomik, që renditet në vendin e tretë më të pasur në Francë dhe në të 19-in në nivel europian, PACA është një shembull i gjallë i potencialit të madh të Mesdheut”.

Presidenti i Rajonit të PACA-s, Renaud Muselier, duke iu drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, theksoi: “Prania juaj mes nesh është një nder i madh. Ky akt i dytë mbahet nën patronazhin tuaj”.

“Ju jeni Kryetari i një shteti të rëndësishëm në pellgun e Mesdheut, i një kombi krenar dhe trashëgimtar i një historie kaq të pasur”, tha ai.

Të pranishëm në këtë Konferencë ishin ministra dhe deputetë të vendeve të Mesdheut dhe të organizatave ndërkombëtare të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.