☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.52 ▼1.51%
ARI 4,192 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,452 ▲ +1.13% ETH $2,420 ▲ +0.59% XRP $1.3097 ▲ +0.99% SOL $104.5800 ▲ +0.98%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,192 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.52 ▼1.51 % ARI 4,192 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

U bllokuan në Durrës, dërgohen për ekspertizë gurët që mendohen të jenë prej diamanti

Katër gurë të dyshuar si diamante, të sekuestruar nga Policia Kufitare e Portit, janë dërguar për ekspertizë me qëllim përcaktimin e përbërjes, autenticitetit dhe vlerës reale të tyre.

Gurët u gjetën gjatë kontrollit të shtetasit Dhionis Dervishaj, i cili kishte mbërritur në Shqipëri nga Ankona. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për gurë të çmuar me përmbajtje diamanti.

Burime hetimore bëjnë me dije se vlerësimi fillestar i tyre është rreth 1.100 euro për secilin gur, duke e çuar vlerën totale në afro 4.400 euro. Megjithatë, vlera dhe natyra e saktë e gurëve do të përcaktohen vetëm pas përfundimit të ekspertizës nga specialistët përkatës.

Paralelisht, grupi hetimor po kryen verifikime për të zbardhur origjinën e gurëve, mënyrën se si janë siguruar dhe qëllimin e futjes së tyre në territorin shqiptar.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë, në varësi të provave që do të sigurohen gjatë vijimit të hetimeve. Përfundimet zyrtare mbi autenticitetin dhe vlerën e gurëve priten pas ekspertizës, ndërsa hetimet vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.