Berisha kërkon mocion me debat me kryeministrin: Dëgjoni të rinjtë para se të jetë vonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me protestën masive të qytetarëve, e cila po vijon prej 12 ditësh.
Ai paralajmëroi se mosleximi i kërkesave të tyre do të ishte “vonë dhe gabim për historinë shqiptare”.
Berisha tha se “Sot, shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në të katër anët e rajonit dhe të botës, kudo që ndodhen, presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra të rinjve dhe të rejave shqiptarë, që prej 12 ditësh janë në një protestë epike, paqësore, me një seri kërkesash absolutisht të drejta, me të cilat nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri, që konsideron shtetin dhe vendin si pronë të tij personale. Të shpëtojnë mjedisin shqiptar të mrekullueshëm nga natyra që po shkatërrohet në të katër anët e tij. Të shpëtojnë trashëgiminë shekullore të kombit që po pëson sulme barbare nga oligarkët, klanet dhe lobingjet e afërta të Edi Ramës. Ndaj dhe t’i lëmë mënjanë, ata janë qytetarë shqiptarë, janë para së gjithash të rinj shqiptarë, të cilët në protestën e tyre, me një gjë janë 100 përqind të sinqertë, duan që ëndrrën ta vendosin në këtë vend.. “
Mw tej ai theksoi se të rinjtë janë “100 për qind të sinqertë” dhe kërkesat e tyre duhet të jenë në axhendën e Kuvendit.
“Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tuaj. Kërkoj urgjentisht që parlamentit të ketë në axhendë të vetmen çështje, kërkesat që janë absolutisht legjitime pasi të gjitha ligjet që keni ndryshuar janë antikushtetuese. Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, përndryshe do të jetë vonë dhe do jetë një gabim i madh historik që bëhet. Ndaj zoti kryetar, ushtro të gjithë autoritetin, distancohuni nga Edi Rama dhe ktheni axhendën e parlamentit. ”, u shpreh Berisha.
Në vijim, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e trajton shtetin si pronë personale dhe se po lejon shkatërrimin e mjedisit dhe trashëgimisë kombëtare.
“Të shpëtojmë mjedisin shqiptar të mrekullueshëm nga natyra që po shkatërrohet nga katër anët e tij. Të shpëtojmë trashëgiminë shekullore të kombit që po pëson sulmet barbare nga oligarkët, klanet dhe lobingjet e Ramës”, deklaroi Berisha.
Ai u bëri thirrje deputetëve të distancohen nga Rama dhe të rikthejnë agjendën e Parlamentit tek kërkesat e qytetarëve.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.