☁️
Tiranë 11°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,676 ▼0.6%
DOW 46,588 ▼0.86%
NASDAQ 22,324 ▼0.69%
NAFTA 97.04 ▲1.58%
ARI 4,880 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,295 ▼ -3.79% ETH $2,180 ▼ -6.25% XRP $1.4429 ▼ -4.82% SOL $88.8900 ▼ -5.7%
S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,588 ▼0.86 % NASDAQ 22,324 ▼0.69 % NAFTA 97.04 ▲1.58 % ARI 4,880 ▼2.55 % S&P 500 6,676 ▼0.6 % DOW 46,588 ▼0.86 % NASDAQ 22,324 ▼0.69 % NAFTA 97.04 ▲1.58 % ARI 4,880 ▼2.55 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar këtë të mërkurë, më 18 mars, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për të dërguar dosjen e tij për gjykim me themel.

Meta e ka konsideruar këtë vendim si “drejtësi me regji”. Por po ashtu shprehet me ironi, se gjykimi i gjyqtares Irena Gjoka, kishte një “risi” pasi vendosi kalimin e çështjes për gjykim, pavarësisht se kishte konsideruar mungesë provash dhe hetim të paplotë nga ana e prokurorëve të SPAK-ut.

“Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës. Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim.”, shkruan Meta, i cili mes të tjerash falënderoi avokatët e tij mbrojtës për punën e tyre.

Ky reagim vjen pasi këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi që të kalojë për gjykim dosjen në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë.

Të pandehurit Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Me këtë vendim të GJKKO-së, e cila përfaqësohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, që kalon çështjen për gjykim, nis dhe beteja zyrtare gjyqësore e ish-çiftit Meta-Kryemadhi me Prokurorinë e Posaçme.

Pas shpalljes së vendimit, avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani, pretendoi se nga ana e gjykatës u konstatua mungesë provash dhe probleme me hetimin e SPAK-ut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.