Ekonomia

MF: Janar-shtator, të ardhurat llogariten 279 miliardë lekë

Të ardhurat totale të buxhetit për periudhën janar-shtator arritën 279 miliardë lekë, nga 285.9 miliardë lekë të parashikuar. Sipas treguesve fiskal paraprak të bërë publik nga ministria e Financave, të ardhurat tatimore janë -3.8 miliardë lekë më pak se parashikimi, ndërsa ato jo-tatimore janë rreth -1.5 miliardë lekë nën parashikimin.

Peshën kryesore të mosrealizimit të të ardhurave tatimore e mbartin të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, më shumën prej -4.2 miliardë lekë, minusi i ardhur nga mosrealizimi i planit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave prej -3.5 miliardë lekë, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka një mosrealizim të planit për periudhën prej –0.6 miliardë lekë. Të ardhurat nga Pushteti Vendor janë rreth 9.4 miliardë lekë dhe 132 milion leke më shumë se parashikimi i periudhës. Të ardhurat nga fondet speciale kanë ecuri pozitive për periudhën me rreth 52.7 miliardë lekë miliardë ose 258 milion lekë më shumë se plani i periudhës.

Për periudhën janar-shtator 2015, shpenzimet e përgjithshme publike u realizuan në masën 70 % të planit vjetor. Shpenzimet faktike, të krahasuara me planin e periudhës 9-mujore, janë rreth 2 për qind më të ulëta. Kjo ulje, kryesisht vjen si pasojë e nivelit më të ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale si dhe në zërin e likuidimit të detyrimeve të prapambetura. Mosrealizimi i shpenzimeve kapitale ka ardhur si pasojë e faktorëve të ndryshëm, por më kryesori ka qenë vonesa në procesin e tenderimeve.

Shpenzimet kapitale, në vijim të analizës së ecurisë së realizimit të investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj për periudhën janar-shtator 2015 kane patur një mosrealizim në investimet me financim të huaj. Ky mosrealizim i investimeve të huaja në nivelet e kërkuara, në raport me planin për programet në periudhën afatmesme ka ndodhur për shkaqe të ndryshme si, shtyrja e afatit të realizimit nga procesi i prokurimit, apo edhe nga vonesat në paraqitjen e dokumentacionit teknik e financiar për lëvrimin e fondeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button