Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.57 ▲0.86%
ARI 4,512 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,066 ▼ -5.79% ETH $1,870 ▼ -6.36% XRP $1.2244 ▼ -5.2% SOL $75.0100 ▼ -7.44%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.57 ▲0.86 % ARI 4,512 ▼0.17 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.57 ▲0.86 % ARI 4,512 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski: Deklaratat e LSDM-së janë të çuditshme, në zgjedhjet e ardhshme i pret humbje edhe më e thellë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se deklaratat dhe konferencat për shtyp që vijnë nga LSDM, janë konfuze dhe nganjëherë të çuditshme. Nuk e thonë të vërtetën, por krijojnë më shumë sensacion duke përhapur kësisoj të pavërteta dhe duke shpresuar se në këtë mënyrë udhëheqësia aktuale do të mbetet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ku do të pësojnë humbje të rëndë.

Ai tha kështu pasi u pyet nga deputeti Bojan Stojanoski se si i komenton akuzat dhe të pavërtetat që vijnë nga partia opozitare çdo ditë, duke treguar si shembull mohimin e pretendimeve të opozitës nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc.

Sipas kryeministrit, udhëheqësia e LSDM-së nuk ofron debat konstruktiv, por po bën “mobilizim të brendshëm për të qëndruar gjallë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur do të kenë një humbje më të madhe se në vitin 2024”.

“Ata këtë e bëjnë duke gënjyer, kështu që kush e beson – e beson”, tha Mickoski.

Ai përmendi shembuj se si LSDM-ja gënjeu publikun – tha se ata përhapën panik se buxheti ishte bosh dhe se nuk do të ketë paga dhe pensione, se borxhi dhe deficiti buxhetor ishin rritur dhe se shteti do të falimentonte.

“Jo vetëm që nuk po falimenton, por sipas të gjitha parametrave, është një shtet model në rajon”, tha Mickoski.

Siç tha ai, u treguan të pavërteta edhe pretendimet e LSDM-së se në prill do të arrijnë emigrantë në përputhje me marrëveshjen strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, se fermerët për shkak të programit IPARD janë bllokuar, për të cilat, tha ai, nga KE dhe nga Brukseli, si edhe raportuesi evropian Tomas Vajc të njëjtën ditë i demantuan akuzat nga LSDM në një intervistë.

“Kjo flet për gjendjen e thellë psikologjike në të cilën ndodhen. Kur shihni se çfarë porosish po dërgojnë dhe çfarë thonë, jam i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të disa individëve në udhëheqësinë aktuale të LSDM-së. Publiku është dëshmitarë i një fushate dhe fjalori që nuk është i përshtatshëm për skenën politike në Maqedoni”, ka thënë Mickoski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.