Rajoni
Ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, takim trepalësh në Bukuresht
Sot ministrja e jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ndodhet në Bukuresht për takimin trepalësh me homologët e vet nga Rumania dhe Greqia-Teodor Meleshkanu dhe Nikos Kodziadis.
Do të shqyrtohen çështje regjionale.
Kryesorja mes tyre është perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor, që është prioritet i Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, por gëzon dhe përkrahjen e Greqisë dhe të Rumanisë.