☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,995 ▲ +0.2% ETH $2,256 ▲ +0.64% XRP $1.3519 ▲ +0% SOL $84.8100 ▲ +0.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Ministri Bushati takon homologët e Islandës, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

unnamed-22-525x350Në kuadër të Sesionit të 69-te të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, zhvilloi takime dypalëshe me homologët Gunnar Bragi Sveinsson të Islandës, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah të Kuvajtit dhe Sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takimin me Ministrin Sveinsson, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e Islandës në proceset  integruese dhe kontributin e saj për Kosovën. Dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen për eliminimin e taksimit të dyfishtë midis vendeve tona dhe u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë si shtysë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen, në fushat me interes bashkëpunimi, si energjia e rinovueshme, mjedisi dhe shëndetësia.

Më tej bashkëbiseduesit ndanë mendime për situatën në Ukrainë, rrezikun global që paraqet terrorizmi sot dhe rëndësinë e përballjes me të.

Ministri Bushati takon homologët e Islandës, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara ArabeMinistri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit,Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah. Ministri e përgëzoi kolegun kuvajtian, në emër të qeverisë shqiptare, për vlerësimin e OKB-së, e cila e ka shpallur Kuvajtin “Qendër humanitare ndërkombëtare” dhe Lartësinë e Tij, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Kuvajtit “Lider humanitar”.

Ministri Bushati takon homologët e Islandës, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara ArabeGjithashtu, dy Ministrat diskutuan për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, ujit, energjetikës dhe turizmit. Në fokus të bisedës ishte dhe riaktivizimi i bashkëpunimit me Fondin kuvajtian për zhvillimin ekonomik arab.

Gjatë punimeve të Sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Në takim, palët vlerësuan dinamikën në rritje të shkëmbimeve politike ndërmjet autoriteteve më të larta të të dy vendeve. Ky intensifikim i kontakteve politike po reflektohet në zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dypalësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.