Kronika

Ministri grek: Problemi i drogës quhet Shqipëri, kemi kapur 10 ton kanabis

Shqipëria është problemi kryesor i Greqisë sa i përket trafikut të drogës. Kështu është shprehur ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, i cili në një intervistë për radion greke “Real FM”, evidentoi rritjen e fenomenit të drogës në Greqi.

Ai fajësoi Shqipërinë për numrin e madh të rasteve të trafikut të drogës nga vendi ynë drejt shtetit grek. Ai e cilësoi një fenomen shqetësues dhe që duhet të marrë zgjidhje.

“Droga është një problem i madh, dhe ky problem quhet Shqipëri. Në gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 ton kanabis që kalon nga kufiri shqiptar. Kjo është një situatë e papranueshme për një vend sovran, për një vend që dëshiron të quhet serioz, por që ka një problem të madh me kultivimin e drogës”, tha ministri grek, Nikos Toskas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button