Ministri Hoxha takim me homologen suedeze, çfarë u diskutua mes tyre – Tv Klan
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologen e tij suedeze, Maria Stenergard, në kuadër të takimit ytë Këshillit të Punëve tq Jashtme të Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxha ka ndarë foto me Stenergard dhe çfarë u diskutua mes tyre.
Bashkëpunimi i ngushtë për përballimin e sfidavve të përbashkëta, forcimin e qëndrueshmërisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ishin pikat kyçe ku u ndalën dy ministrat.
Hoxha theksoi se Suedia mbetet një partner i çmuar në procesin e integrimit tonë evropian.
“Ishte kënaqësi të takoja homologen time suedeze, Maria Stenergard, në kuadër të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së (FAC)🇦🇱🇸🇪 Rikonfirmuam edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet #Shqipërisë dhe #Suedisë edhe në cilësinë tonë si aleatë në #NATO, si dhe shkëmbyem pikëpamje mbi prioritetet e përbashkëta, përfshirë zgjerimin e #BE-së, sigurinë rajonale, bashkëpunimin euro-atlantik dhe mënyrat për të forcuar e thelluar më tej partneritetin tonë dypalësh. Shpreha vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen afatgjatë të Suedisë, përfshirë përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), si dhe për përkrahjen e saj parimore dhe të qëndrueshme ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në #BE. Suedia mbetet një partner shumë i çmuar në mbështetje të agjendës sonë të reformave, shtetit të së drejtës, konsolidimit demokratik dhe së ardhmes sonë evropiane. Diskutuam gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë për përballimin e sfidave të përbashkëta, forcimin e qëndrueshmërisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në gjithë #BallkaninPerëndimor. Në pritje të takimit ministror të #NATO-s, që do të zhvillohet më 21–22 maj në #Helsingborg, rikonfirmuam rëndësinë e ruajtjes së mbështetjes sonë të palëkundur për #Ukrainën dhe kauzën e saj të drejtë, duke vijuar njëkohësisht të punojmë së bashku për një #Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar“, shkruan ai në rrjete sociale.
/tvklan.al



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.