Ekonomia

Ministria e Bujqësisë: Në 2016, stad te ri zhvillimi për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimin

Ministria e Bujqësisë synon për vitin 2016 të çojë në një stad të ri zhvillimin rural, duke ndikuar jo vetëm në rritjen e ekonomisë fermere, por dhe në ekonominë shqiptare.

Burime nga dikasteri i Bujqësisë bëjnë të ditur se, përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, do të jetë në fokus të punës intensive, në bashkëpunim dhe me donatorët, për të shtuar sipërfaqet e ujitshme dhe çuar ujë në çdo parcelë bujqësore.

Për vitin 2016, sipërfaqja e ujitshme me infrastrukturë të rehabilituar dhe të përmirësuar do të jetë rreth 35 000 ha ose e barabartë me shumën e sipërfaqes me infrastrukturë të rehabilituar dhe përmirësuar të realizuar në 5 vitet e marra së bashku 2011-2015.

Ndërkohë, Banka Botërore po mbështet sektorin e bujqësisë me zbatimin e dy projekteve. I pari eshte projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes i projektuar për të hedhur themelet për menaxhim më racional dhe të përgjegjshëm të burimeve të ujit dhe për të përmirësuar performancën e ujitjes dhe kullimit. Investimet kryesore të këtij projekti kanë të bëjnë me rehabilitimin e digave dhe të kanaleve të ujitjes në dy zona: Drini-Buna dhe Semani. Gjithashtu përfshihen edhe përgatitja e strategjisë së menaxhimit të integruar të burimeve ujore, krijimi i kadastrës së ujit, strategja kombëtare për ujitjen dhe kullimin dhe përgatitja e dy planeve të menaxhimit të basenit lumor.

Projekti tjetër i BB-së, për ‘Sherbime Mjedisore’ do të mbështesë një skemë grantesh konkuruese për masat agro-mjedisore që do të jetë e hapur për fermerët dhe grupet e përdoruesve. Kjo do të hapë rrugën për fonde në sektorin e pyjeve dhe kullotave përmes mekanizmave të financimit të zhvillimit rural dhe agro-mjedisor të BE-së, të ofruara në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit për Zhvillim Rural. Qëllimi kryesor është për të ndihmuar në zbutjen e varfërisë në zonat rurale dhe përmirësimin e menaxhimit të tokës. Projekti gjithashtu do të mbështesë forcimin e kapaciteteve të agjencive qeveritare për të menaxhuar dhe përthithur fondet IPARD, kur ato të jenë të disponueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button