Kronika

Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpreh ngushëllimin për 2 minatorët që humbën jetën në Martanesh

miniera-e-bulqizes Ministria e Energjisë dhe Industrisë ngushëlloi sot, familjarët e dy minatorëve që humbën jetën mëngjesin e sotëm në minierën e kromit në Fushë Lopë të Martaneshit.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se me të marrë njoftimin, drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupet e posaçme të Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave ndërsa paralelisht, grupet e tjera të ndihmës që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të dy viktimave.

Ngjarja ka ndodhur në minierën e kromit, në galerinë nr.7 të objektit Fushë Lopë, ku operon subjekti “Alba-Co”, me lejen nr.548, datë 06.04.2000. Pas nxjerrjes së viktimave nga galeritë, drejtuesit e Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të monitoruar rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën minerare.
Nga kontrollet e ushtruara deri më sot janë pezulluar dhe revokuar mbi 160 leje minerare për të cilat është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore. Edhe në vijim, Ministria garanton opinionin publik se do të vazhdojë inspektimin në të gjitha zonat minerare me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për minatorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button