☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.78 ▲11.65%
ARI 4,697 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,944 ▼ -1.85% ETH $2,069 ▼ -3.57% XRP $1.3181 ▼ -2.27% SOL $79.1800 ▼ -4.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Ministria e Mjedisit paraqet draft strategjinë e biodiversitetit deri në vitin 2020

IMG_9030-524x350Ministria e Mjedisit prezanton draftin final të Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit, i përgatitur me asistencën financiare të projektit GEF “Rishikimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Biodiversitetin (SPVB), përfshirë Raportin e Pestë Kombëtar të Shqipërisë për Konventën e Biodiversitetit (CBD)”.

Dokumenti i Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Biodiversitetin për periudhën 2014-2020 është përgatitur nga kompania konsulente “Instituti Kërkimor Barleti” në partneritet me “DIAVA Consulting” në bashkëpunim me ekspertë të fushës së natyrës dhe biodiversitetit nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe me Drejtorinë e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit.

Në takimin konsultativ u prezantua draft-strategjia për grupet e interesit, përfshirë përfaqësues nga Ministritë e linjës, ekspertë të fushës nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor si dhe shoqërisë civile.

Disa nga objektivat e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Biodiversitetin janë: që deri në  vitin 2020, të sigurohet përafrimi dhe zbatimi i plotë i acquis të BE-së për fushën e mbrojtjes së natyrës; deri në 2015, të ketë një dokument strategjik për biodiversitetin (SPVB) të rishikuar dhe të miratuar – në përputhje me Aichi target 12; deri në 2020; 17 %  e territorit tokësor dhe ujërave të brendshme dhe 5-6 % e sipërfaqes detare të jetë shpallur zona e mbrojtur; të rehabilitohen të paktën 15 % e zonave të degraduara nëpërmjet ruajtjes dhe aktiviteteve rehabilituese për to etjIMG_9024

Pas pasqyrimit të komenteve dhe sugjerimeve të tyre, dokumenti do të miratohet me VKM brenda vitit 2014.

Ky dokument strategjik ka rëndësi të veçantë për fushën e natyrës dhe biodiversitetit pasi paraqet vizionin dhe objektivat për arritjen e synimeve kombëtare në kuadër të kontekstit të objektivave globale ‘Aichi targets’ të Konventës së Biodiversitetit për periudhën deri në 2020.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.