Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,666 ▲ +0.06% ETH $1,993 ▼ -0.64% XRP $1.3294 ▼ -0.95% SOL $82.0700 ▼ -1.14%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Sporti

Miqësorja/ Alban Bushi flet për ndeshjen me Uzbekistanin

Trajneri: Provojmë lojtarë të rinj, jemi favorit në këtë ndeshje!

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur në prag të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër në orën 14:30 ndaj Uzbekistanit në Antalia.

Trajneri theksoi se skuadra ka pasur një periudhë të gjatë përgatitore në këtë grumbullim, gjë që ka ndihmuar ekipin të punojë më qartë në aspektin taktik dhe të përmirësojë bashkëpunimin mes lojtarëve.

“Është hera e parë që grumbullohemi kaq ditë stërvitje për të kryer një ndeshje. Mendoj që kemi një grup shumë të mirë. Na kanë ardhur lojtarë të rinj për herë të parë që vijnë nga jashtë siç është Asani, Gojani dhe Dibrani që janë lojtarë goxha cilësor dhe do e ndihmojnë shumë këtë ekip. Janë përshtatur mirë me grupin, do të kemi ide shumë të qarta, do të jemi shumë të saktë në ndeshjen me Uzbekistanin sepse janë shumë ditë që stërvitemi dhe e njohim shumë mirë njëri tjetrin, i kanë kuptuar shumë qartë skemat, taktikat dhe idetë tona dhe për këtë jam shumë i kënaqur”, u shpreh Bushi.

Duke folur për kundërshtarin, trajneri i U-21 vlerësoi skuadrën e Uzbekistanit, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria konsiderohet favorite, ndeshja duhet marrë me seriozitet maksimal.

“Uzbekistani është një ekip i mirë që duhet vlerësuar dhe respektuar. Ne e pamë pardje ndeshjen me Rusinë në Antalia, u mundën 2-1, por gjithë kohës ishin në lojë, barazuan rezultatin 1-1, ishte një ekip shumë i fortë, ne e kemi vlerësuar shumë. Nuk diskutohet që ne jemi favorit në këtë ndeshje, do ta kemi lojën në kontroll. Do mundohemi të bëjmë ato gjëra që i kemi bërë gjithë javës në stërvitje dhe jam shumë i sigurt që do të dalim me shumë sukses”, përfundoi trajneri i Kombëtares U-21.

The post Miqësorja/ Alban Bushi flet për ndeshjen me Uzbekistanin, trajneri: Provojmë lojtarë të rinj, jemi favorit në këtë ndeshje! appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.