ParlamentarePolitika

Miratohet me konsensus SPAK

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi miratoi sot me konsensus Ligjin e Njësisë së Posaçme Hetimore, që njihet ndryshe si SPAK -u.

Ligji për SPAK, që rregullon funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, është një prej 6 ligjeve të Refomës në Drejtësi që duhet të miratohen deri në fund të Shtatorit nga parlamenti.

Disa ditë më parë demokratët depozituan një opinion me 31 faqe në Komision, shumica e të cilave u pranuan edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të OPDAT -it dhe EURALIUS -it.

Kjo u konfirmua pas mbledhjes nga Nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi i cili tha se e vetmja pikë që do të rishikohej nga palët ishte ajo që lidhej procedurat që garantojnë pavarësinë e këtyre strukturave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button