Kronika

Mirditë, pranga dy të rinjve që vidhnin mbrojtëset në Rrugën e Kombit

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Mirditës, duke u gdhirë dita e shtunë, pasi dyshohet se kanë vjedhur në mënyrë sistematike pjesët mbrojtëse në Rrugën e Kombit.

1427535482pranga-arrestimSipas burimeve zyrtare të policisë, të rinjtë me inicialet N.C. dhe G.B., banues në rrethin e Mirditës, u arrestuan në vendin e quajtur “Maja e Malthit”, tek muri mbrojtës i fshatit Gziq, teksa po vidhnin kavot prej çeliku të rrjetave pritëse të gurëve në autostradën Durrës-Morinë.

Në cilësinë e provës materiale policia u sekuestrua automjetin ‘Ford Fiesta’, me targat AA 381 JT dhe një kabllo çeliku, me gjatësi disa metra.

Policia tha se materialet përkatëse ia ka kaluar tashmë Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button