Ekonomia

Mirëmbajtja e autostradës Milot-Morinë, Haxhinasto: Presim oferta serioze

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi të premten se qeveria shqiptare po pret oferta serioze për dhënien me koncesion të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot – Morinë.

“Presim oferta serioze”, iu përgjigj Haxhinasto interesit të medias pas ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për menaxherët e transportit.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpalli sërish në muajin shkurt ofertën për ndërtimin operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, që lidh Durrësin me Prishtinën, rreth 60 km. Ministria e Transportit publikoi thirrjen për tenderin, i cili do të zhvillohet më 25 prill, në ora 15.00.

“Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës (MTI), do të japë një koncesion/PPP ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradën Milot – Morinë”, thuhet në ftesën për ofertë publikuar në faqen zyrtare të MTI-së. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.

Sipas MTI-së, objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

tuneli i thirresAutostrada është pjesë e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor të ndërtuar në historinë e Shqipërisë. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë – Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën.

Pak muaj më parë u anulua tenderi ku dy kompani paraqitën ofertat e tyre, që u konsideruan të papranueshme nga autoritetet shqiptare për shkak të kostove të larta. komisionit të vlerësimit të ofertave për proçedurën e dhënies me partneritet publik privat e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit të rrugës “Milot-Morinë”.

Qeveria shqiptare e pati shpallur edhe në fillim të vitit të shkuar ofertën për dhënien me partneritet publik privat ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës “Milot-Morinë”. Në datën 29 tetor u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompani kinese “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në datën 02.11.2015 ora 16.00 u hapën ofertat financiare.

Pas hapjes se ofertave financiare komisioni i vlerësimit asistuar nga Banka Botërore, nëpërmjet Korporates Financiare Ndërkombëtare (IFC) konkludoi që ofertat e paraqitura në garë bien ndesh me interesin publik, duke qënë që jane dy herë më të larta se pritshmëritë. Ne këto kushte, MTI, sqaroi se mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi ti shpallë të pavlefshme këto oferta dhe ti refuzojë ato. Ministria njoftoi që atëherë se po vlerësonte nëse do të rishpallte të njëjtin projekt apo do të kërkonte modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button