Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -0.76% ETH $2,090 ▼ -0.99% XRP $1.3958 ▼ -1.91% SOL $88.0300 ▼ -1.17%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Mirsaj Ndrecaj e Beg Rizaj u kapën gjallë, policia i shpalli të vdekur

Derisa situata vazhdon të jetë e mjegullt dhe e paqartë rreth zhvillimeve të fundit në Kumanovë, njëri nga pjesëtarët e grupit të armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka arritur t’ju ikë policisë maqedonase, ka thënë se tre nga kosovarët e shpallur të vdekur, ishin kapur të gjallë nga policia.

Dy nga udhëheqësit e grupit të armatosur, Mirsad Ndrecaj, i njohur si komandant “Nato”, dhe Beg Rizaj, i njohur si komandant Begu, konfirmohet se janë në mesin e 14 personave të vrarë gjatë përleshjes së armatosur me policinë e Maqedonisë, ku po ashtu u vranë tetë policë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka konfirmuar zyrtarisht se Ndrecaj dhe Begu janë në mesin e personave të vrarë gjatë aksionit të policisë në Kumanovë, dhe se identiteti i tyre është vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e INTERPOL-it.

Mirëpo Osmani, i cili ka arritur t’ju ikë policëve maqedonas, ka thënë për të përditshmën Zëri se, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj dhe Muhamed Krasniqi, i njohur si Malisheva,janë kapur të gjallë nga policia maqedonase.

“E di që Xhafa, Nato dhe Malisheva kanë qenë të plagosur, por janë kapur të gjallë nga policia. Më pastaj se çfarë ka ndodhur nuk e di, sepse policia maqedonase ka bërë shpërndarjen e grupit”, ka thënë Osmani, për të cilin mediet kanë raportuar se ishte ai që ka treguar vendndodhjen e armatimit të grupit, shkruan e përditshmja Zëri.

Në anën tjetër, jozyrtarisht thuhet se numri i personave të të vrarëve në përleshjen që ndodhi ditë më parë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, mund të jetë më i vogël se sa që ishte thënë në fillim. Sipas medieve maqedonase, nuk janë 14 të vrarë në mesin e grupit të armatosur, por vetëm dhjetë prej tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.