Misioni i Agait, komenti i Jonida Maliqit për Sonin tërheq vëmendjen e publikut: Je bërë shumë pjeshkë për…
Mëngjesi sot në Ferma VIP 3 nisi me një mision nga Agai, i cili i dërgoi fermerëve një zarf me udhëzime për të mbjellë lule dhe për të lënë gjurmët e tyre në fermë. Urdhri ishte që në këtë mision të përfshiheshin të gjithë fermerët pa përjashtim.
Megjithatë, nuk munguan ankesat nga pjesëmarrësit lidhur me kushtet atmosferike. Në sy ka rënë reagimi i Jonida Maliqit e cila nuk kurseu një koment për Sonin, duke thënë: “Soni, je bërë shumë pjeshkë për të mbjellë lulet, tamam të bëhesh me baltë.”
Edhe pse këngëtarja Soni Malaj e priti komentin me buzëqeshje, reagimi i saj nuk kaloi pa vëmendjen e fansave. Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut që nga hyrja e tyre në spektaklin më të madh televiziv në Shqipëri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.