🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,890 ▼ -0.93% ETH $2,095 ▼ -1.31% XRP $1.4019 ▼ -0.69% SOL $88.2800 ▼ -2.15%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Kosova

MKRS premton kryerjen me obligimeve lidhur me rivarrimin e Isa Boletinit

Delegacioni i Komunës së Mitrovicës në përbërje Agim Bahtiri, kryetar i komunës, familjarët e heroit Isa Boletini, Xhavit e Gazmend Boletini, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri dhe shefat e disa grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, janë pritur edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, e njoftoi edhe Faton Pecin, këshilltar i ministrit të Kulturës, me zhvillimet e fundit lidhur me rivarrimin e eshtrave të heroit të Isa Boletini dhe me kërkesat dhe vendimet e qytetarëve dhe institucioneve të Mitrovicës, lidhur me këtë çështje.

Bahtiri tha Ministria duhet të vazhdoj punët dhe aktivitetet lidhur me përgatitjet për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini, në Boletin, më 10 qershor 2015.

“Familjarët dhe komuna janë të vendosur që rivarrimi të bëhet ashtu sikur ishte parapa, më 10.06.2015. Ne në Mitrovicë po i vazhdojmë përgatitjet me intensitet të shtuar, prandaj kërkoj që edhe MKRS t’i kryej obligimet e veta me kohë dhe ashtu si duhet”, tha kryetari Bahtiri.

Këshilltari i ministrit, Faton Peci, tha se është mirë që po interesohen për kryerjen e obligimeve të secilit që i ka marrë mbi vete. “Ne si MKRS i kemi kontraktuar punimet për varrezë. Ato ishin ndërpre për shkak të vendimit të Këshillit Organizativ që rivarrimi të bëhet në Vlorë. Mirëpo, tash situata po shkon duke u sqaruar dhe ne do të vazhdojmë me punime. Besoj se gjithçka do të jetë gati për ditën e paraparë të rivarrimit”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.