Kronika

MM, Konferencë Kombëtare për Kërkim-Shpëtimin

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua sot Konferenca Kombëtare me temë “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv. ministri i Punëve të Brendshme, Ilirian Mustafaraj, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, autoritete të pushtetit vendor, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore dhe akademike që kanë lidhje më këtë çështje, delegacione nga vendet fqinje etj.

Qëllimi i konferencës ishte inicimi i punës për hartimin e planit kombëtar, si një dokument kryesor që parashikon detyrat e përgjegjësitë e çdo institucioni shtetëror dhe subjekti privat në RSH për organizimin, planëzimin, koordinimin, mbështetjen dhe kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirat territoriale tokësore e detare të Shqipërisë, si dhe vendeve partnere në rajon.

Konferenca nisi me një spot sensibilizues dhe dokumentar të shkurtër, ku u evidentuan disa nga momentet kryesore të operacioneve të kërkim–shpëtimit gjatë viteve të fundit në vendin tonë. Fjalën e hapjes e mbajti gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili vuri në dukje faktin që gjatë diskutimeve të kësaj konference theksi duhet të vihet në identifikimin e mënyrës më të mirë për të vënë në jetë ligjin që kemi për SAR.

Ministria e MbrojtjesZv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, duke përshëndetur në emër të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, vuri në dukje se kjo konferencë bashkon komunitetin e angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit për të ndarë përvojën, për të zbatuar mësimet e nxjerra dhe për të diskutuar mbi sfidat e zhvillimit të kapaciteteve, përgatitjen, shpëtimin dhe evakuimin e personave në rrezik për jetën.

FA, së bashku me institucionet e tjera shtetërore, kanë zhvilluar një sërë operacionesh të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nxjerrë në pah mundësitë e kapaciteteve tona ushtarake, por edhe mangësitë dhe hapësirat për përmirësim. Operacioni në ndihmë të tragetit “Norma Atlantik”, vitin e kaluar, apo përballja me situatën e krijuar në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, në jugperëndim të vendit ishin shembujt që solli zv.ministri Koçi në fjalën e tij, si operacione të kryera në vështirësi në shpëtim të jetës së njerëzve. “Ato kanë demonstruar aftësi dhe kapacitet, duke nxjerrë në pah edhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet strukturave shtetërore”, tha ai.

Më pas, Konferenca Kombëtare për Kërkim-Shpëtimin i vijoi punimet në panele. Paneli i parë me moderatorë zëvendësministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi diskutoi për Sistemin e Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, ndërsa paneli i dytë me moderator shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, diskutoi për planëzimin dhe drejtimin e operacioneve të kërkim shpëtimit. Në të dy panelet u mbajtën rreth 12 kumtesa. Në fund u bënë komentet mbyllëse dhe rekomandimet për të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button