☁️
Tiranë 10°C · Vranët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 90.09 ▲0.73%
ARI 4,195 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,465 ▼ -0.51% ETH $2,695 ▼ -0.71% XRP $1.4962 ▼ -0.9% SOL $120.4000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.09 ▲0.73 % ARI 4,195 ▲0.19 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.09 ▲0.73 % ARI 4,195 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

MMJPH: Analizat e ujit në Lumin Vardar janë brenda normave, priten rezultatet përfundimtare më 4 gusht

Lidhur me paraqitjen e shkumës së bardhë të mbeturinave në lumin Vardar, pranë derdhjes së lumit Lepenc, më 24 korrik 2026, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, në koordinim me të gjitha institucionet kompetente, ndërmori menjëherë një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme në terren dhe analizash laboratorike, thuhet nmë njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

“Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor zhvilluan inspektime të jashtëzakonshme te subjektet industriale në zonën që janë nën kompetencë shtetërore. Gjatë inspektimeve nuk u evidentuan parregullsi ligjore, përkatësisht subjektet kanë vepruar në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejet ekologjike për menaxhimin e ujërave të ndotura. Është e rëndësishme të theksohet se cilësia e ujërave në këtë pjesë ndikohet nga faktorë të shumtë, duke përfshirë ujërat komunale dhe atmosferike, si dhe aktivitetin e një numri të madh subjektesh afariste në zonën përreth, për këtë arsye të gjitha institucionet kompetente po veprojnë në mënyrë të koordinuar.

Me qëllim të përcaktimit të saktë të gjendjes, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup mori mostra të ujit në lokacionin përkatës dhe ia dorëzoi Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor raportin paraprak të datës 29 korrik, sipas të cilit parametrat fiziko-kimikë të analizuar në mostër nuk i tejkalojnë vlerat kufitare të lejuara për shkarkim në ujërat sipërfaqësore.

Gjithashtu, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor, janë marrë mostra edhe nga një laborator i akredituar, raporti përfundimtar i të cilit do t’i dorëzohet Inspektoratit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të martën, më 4 gusht 2026, pas së cilës opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente për rezultatet përfundimtare.

Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor do të vazhdojë të veprojë pa kompromis përmes inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, me qëllim sigurimin e mbrojtjes së plotë të mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.