⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,930 ▲ +0.52% ETH $2,265 ▲ +0.52% XRP $1.2515 ▼ -0.09% SOL $94.4400 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në komunat e Prizrenit dhe Suharekës, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit, inspektimet janë zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, si dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë evidentuar parregullsi të rënda, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, është marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në të dy kantieret, deri në eliminimin e plotë të mangësive të konstatuara.

Sipas Inspektoratit, subjektet e inspektuara janë obliguar të korrigjojnë të gjitha parregullsitë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të verifikojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorati Qendror i Punës theksoi se këto masa kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

Po ashtu, institucioni njoftoi se do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Në fund, Inspektorati u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.