☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,823 ▼ -0.11% ETH $2,239 ▼ -0.05% XRP $1.1635 ▼ -1.58% SOL $89.7400 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Bota

Papa Leo flet për historinë e origjinës së tij: Vij nga një familje emigrantësh, skllevërish dhe skllavo-pronarësh

Papa Leo XIV ka marrë pjesë këtë të mërkurë në eventin “Kantiku i Paqes” në Castel Gandolfo, rezidencën verore të Papës jashtë Romës, ku është thelluar në historinë e familjes së tij, duke zbuluar se prejardhja e tij përfshinte si skllevër ashtu edhe skllavo-pronarë.

“Unë vij nga një familje ku gjyshërit e mi ishin emigrantë, nga ana e nënës sime, kemi njerëz që ishin si skllevër ashtu edhe pronarë skllevërish”, u shpreh ai.

Leo gjithashtu, foli për lidhjet historike të familjes së tij me tregtinë transatlantike të skllevërve, në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me trashëgiminë e tij amerikane.

I pyetur se çfarë i pëlqen te atdheu i tij, ai tha se e vlerëson shumë “ndjenjën e lirisë, ndjenjën e mundësisë” të Shteteve të Bashkuara dhe “të ftesës për breza me radhë për njerëz nga e gjithë bota që të jenë pjesë e Amerikës”.

Rëndësia e mirëpritjes së të sapoardhurve është një mesazh që Papa i lindur në Çikago ia ka dërguar vazhdimisht SHBA-së , pasi ka kritikuar trajtimin “çnjerëzor” të emigrantëve gjatë masave të ashpra të administratës Trump.

Vërejtjet e Leos mbi historinë e familjes së tij vijnë pasi një studim zbuloi se ai kishte një përzierje paraardhësish evropianë dhe afrikano-amerikanë. Gjyshërit e tij nga nëna, banorë të New Orleans, përshkruhen në të dhënat e regjistrimit të popullsisë si “të zinj” dhe “mulatë”. Studimi, i kryer nga studiuesi Henry Louis Gates Jr., zbuloi gjithashtu se paraardhësit e Papës përfshinin si skllavo-pronar ashtu edhe skllevër.

Më herët këtë vit, Leo bëri histori duke u bërë papa i parë që pranoi publikisht dhe kërkoi falje për rolin e Kishës Katolike në skllavëri.

“E pamundur të mos ndjesh keqardhje të thellë kur mendon për vuajtjet dhe poshtërimin e jashtëzakonshëm që kanë përjetuar kaq shumë njerëz”, është shprehur ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.